Orari: 09:00 - 22:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

Parkimi


Nëse po vini me makinë, TEG ofron një shërbim parkimi të përmirësuar. Ndiqni sinjalistikën drejt parkimit dhe kontrolloni disponueshmërinë e vendeve të lira para se të hyni. TEG ofron disa zona parkimi me më shumë se 2,000 vende dhe hapësira parkimi pranë hyrjeve të qendrës tregtare.

SI FUNKSIONON PARKIMI?

1.Merrni biletën tuaj të parkimit në hyrje: Kur mbërrini në hyrje të parkimit, sigurohuni që të merrni një biletë parkimi nga pajisjet automatike. Kjo biletë është esenciale për kohën tuaj të parkimit..

2.Gjeni një vend të lirë parkimi: Pas marrjes së biletës, vazhdoni të gjeni një vend parkimi të disponueshëm.

3.Kryeni blerjet tuaja: Përjetoni eksperiencën më të mirë të blerjeve në TEG .  Modë , elektronikë, ushqim apo shumëcka tjetër, qendra ofron një gamë të gjerë të opsioneve për të përmbushur nevojat tuaja.

4.Pagesa te pajisjet e automatike: Para se të ktheheni te makina juaj, drejtohuni te një prej pajisjet automatike të vendosura brenda qendrës tregtare dhe përdorni këto pajisje për të paguar tarifën e parkimit. Dy orët e para janë pa pagesë.

5.Mbani biletën tuaj të parkimit: Është e rëndësishme të mbani biletën tuaj të parkimit derisa të largoheni nga qendra tregtare. Trau do të ngritet automatikisht, duke ju lejuar të dilni nga qendra dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.

POLITIKA E PAGESËS DHE RREGULLORES SË PARKIMIT:

Nëse dëshironi të dini më shumë për tarifat e parkimit, klikoni në link.

Nëse dëshironi të dini më shumë për rregulloren e parkimit, klikoni në link.

Për më shumë informacion ose pyetje të tjera, ju lutemi na kontaktoni në parkingsupervisor@teg.al ose +355 68 80 82 934.