Orari: 09:00 - 22:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

SHËRBIME


Shërbimet tona janë të larmishme dhe ju japin mundësinë të përfitoni sa më shumë nga vizita juaj në qendrën tonë tregtare.

PARKIMI

2 nivelet e parkimit nëntokësor bashkë me vendparkimet e zbuluara mundësojnë një kapacitet prej më shumë se 2000 vendesh.

Për më shumë informacion rreth sistemit të parkimit, KLIKO KËTU

TRANSPORTI ME AUTOBUS

Linja 2: Ish-Stacioni Trenit - Kopshti Zoologjik - TEG

Linja 8: Ish-Stacioni Trenit - Qendër - Sauk - Sanatorium - TEG

Shërbimi urban ofrohet nga linjat e transportit publik të Bashkisë Tiranë.

Kliko këtu për informacion

LEHTËSIME PËR FËMIJË

Sillni të vegjlit tuaj në ambientet tona miqësore, projektuar për të gjithë fëmijët.

Karroca për Fëmijë

Ky shërbim ofrohet FALAS për klientët me fëmijë deri në 3 vjeç, të cilët kanë nevojë të përdorin karrocat e bebeve/fëmijëve gjatë qëndrimit të tyre në qendër. Për më shumë informacion, vizitoni Info Point TEG!

Lexoni rregulloren KËTU

Shërbim Taxi

Taksitë mund t'i gjeni pranë Hyrjes Portokalli gjatë orarit të operimit të qendrës.

KËMBIM VALUTOR

Ju mund të këmbeni paratë tuaja në pikën e Këmbimit Valutor “Yldon Exchange” që ndodhet në katin -2.

ATM

Në TEG ju mund të gjeni ATM nga operatorët: Banka Kombëtare Tregtare, Fibank, Raiffeisen Bank, Alpha Bank, Tirana Bank, OTP Bank, Union Bank, Intesa San Paolo.

LAVAZH

Brenda qendrës tregtare operon një lavazh profesional.

WIFI

Mund të navigoni falas në internet kudo që ndodheni në TEG.

INFO POINT

Informohuni rreth dyqaneve, shërbimeve dhe aktiviteteve të qendrës në numrin e celularit +355 68 808 2934 dhe numrin fiks +355 42 395 001

Sendet e Humbura

Nëse keni humbur një produkt në TEG na kontaktoni dhe do të asistoheni nga stafi ynë.

DEPOZITIM ÇANTASH

Gjatë orarit të operimit të qendrës, klientët mund të lënë bagazhet/pazaret/çantat e tyre, etj në një dollap me çelës, në katin zero të TEG.

STACIONE KARIKIMI PËR AUTOMJETET ELEKTRIKE

Në qendrën tonë tregtare ju do të gjeni stacione karikimi për automjetet elektrike, të vendosura në katin -1.

DHOMA E FALJES

Dhoma e faljes është një hapësirë e krijuar për të mirëpritur besimtarët, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për falje. Për këtë qëllim, në TEG ndodhen dy hapësira në katin 0 dhe +1.

Karta Dhuratë TEG (shërbimi më i ri, tashmë në TEG)

Dhurata perfekte për çdo rast! Për më shumë informacion, KLIKO KETU