Orari: 10:00 - 21:00
Home
  • DYQANE
  • GASTRONOMI
    • Bare
    • Restorante
    • Fast food
sq
  • en
Slide 1 of 1

Book Fest – festa e madhe e librit dhe gjuhes shqipe


Tiranë -

Për të gjashtin vit rradhazi, në TEG do të organizohet panairi i përvitshëm i librit, Book Fest; një vit për të nderuar gjuhën dhe kulturën shqipe, për të takuar autorët dhe kujtuar veprën e Kadaresë, për të lexuar përralla me vogëlushët dhe për përfituar nga ofertat tona deri në 50%. Lexuesit janë të mirëpritur tek Hyrja e Gjelbër në periudhën 17 tetor – 6 nëntor 2024.

Book Fest do të mirëpresë dashamirësit e librit deri më datë 6 nëntor tek Hyrja e Gjelbër, një nga portat kryesore hyrëse në TEG. Si çdo vit, kjo ngjarje ndjek më së miri atmosferën që krijohet gjatë tetorit të librit, por këtë radhë do të ketë një nderim të veçantë edhe për Vitin e Gjuhës Shqipe. Në mjediset e qendrës do të jenë të pranishme vargjet më të bukura që janë shkruar për gjuhën tonë nga penat më të spikatura të letrave shqipe.

Në ndryshim nga herët e tjera, këtë vit lexuesit do të kenë mundësinë që të takojnë edhe shumë autorë, - të marrin nënshkrime prej tyre dhe të ndajnë momente me ta. Pak muaj më parë u nda nga jeta Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të shquar të letrave shqipe, por as këtë vit nuk do të mungojë këndi me thuajse të gjithë krijimtarinë e tij, si një shenjë modeste nderimi për veprën e tij. Po ashtu, do të ketë një fokus edhe për fenomenin e Book Tok-ut në tregun shqip të librit, i njohur gjerësisht në të gjithë botën prej disa vitesh.

Kësaj radhe, organizatorët kanë menduar edhe për letërsinë shqipe për fëmijë, ku do të ketë një kënd për lexuesit e vegjël të cilët mund të dëgjojnë apo lexojnë vetë përralla si dhe të takojnë autorë të njohur shqiptarë. Po ashtu, vogëlushët do të ketë mundësinë që të organizojnë lojëra të ndryshme tek këndi i tyre.

Tetori është edhe viti i Nobelit dhe në këndin e librave të autorëve që e kanë marrë këtë trofe, do të jetë edhe autorja e vitit 2024, Han Kang, me librin “Vegjetariania”, përkthyer nga Bujar Hudhri dhe publikuar nga “Onufri”. Po ashtu këtë muaj do të ketë plot surpriza edhe në vigjilje të Hallouinit, ku do të kemi oferta fantastike për romanet e zhanrit Mister & Thriller, i cili ka shënuar rritje drastike gjatë viteve të fundit në tregun tonë.

Për të gjithë ata që e kanë lidhur jetën me leximin, nuk do të mungojnë as prurjet e vitit të fundit të librit shqip. Do të jenë mbi 400 tituj të zhanreve dhe kategorive të ndryshme, të botuar gjatë vitit 2024, të cilët do të jenë të ekspozuar në stendat e Book Fest. Padyshim, do të paraqitet edhe “Nexus”, botimi më i fundit i Yuval Noah Hararit, i cili u hodh në qarkullim nga data 10 shtator 2024 ngha “Botart” në gjuhën shqipe, në të njëjtën kohë me të gjithë vendet e tjera në mbarë botën.

Surprizë mbeten edhe biografitë për Elon Musk dhe Kamala Harris që do të jenë në pritje të lexuesve.

Pjesa më e veçantë dhe tërheqëse janë ofertat, të cilat edhe kësaj radhe do të shkojnë deri në 50%. Për këtë kontribut që bëjmë për lexuesit u jemi pafundësisht mirënjohës shumicës së botuesve të cilët nga mbështesin në projekte të tilla kulturore që synojnë zhvendosjen e librit aty ku është lexuesi. Vizitoni Book Fest pranë Hyrjes së Gjelbër në TEG për të zbuluar dhe përfituar nga ofertat.

Në stendat tonë këtë vit do të ketë edhe libra në gjuhën angleze, kryesisht botime në fushën e biznesit, motivimit, romane për adoleshentët apo botime për fëmijë dhe rekomandime të kategorive të ndryshme.

Për herë të parë, këtë vit Book Fest do të mundësojë përdorimin e kartës së studentit, nëpërmjet së cilës të rinjtë dhe të rejat që e mbajnë këtë kartë, do të përfitojnë ulje -15% nga çmimi i kopertinës për çdo libër që gjendet në stendat e “Book Fest”.

Edhe këtë radhë do të kemi partneritete me influencë nga bota e librit për të rekomanduar dhe nxitur leximin, si dhe do të ketë quize dhe lojëra shpërblyese për lexuesit tanë.

Ne besojmë se leximi mbetet rruga më e mirë për të kuptuar të tjerët, botën që na rrethon, por njëherësh edhe veten tonë. Përmes librit dhe me librin ne kemi mundësinë që të sistemojnë njohuritë tona më mirë se me asnjë mjet tjetër, teksa rritemi personalisht dhe profesionalisht si dhe zgjerojmë horizontet e imagjinatës tonë. Në joshjet e mëdha që teknologjia dhe industria e konsumit na sfidon secilin prej nesh, “Book Fest” do të jetë aty ku janë njerëzit, i gatshëm për t’iu treguar edhe një herë magjinë e pazakontë që mbart në vetvete leximi dhe për t’iu dhënë mbështetjen më të mirë me ofertat, rekomandimet dhe shërbimet e tij ndaj lexuesve.

Qëndroni gjithmonë të informuar!
Regjistrohuni sot dhe merrni oferta ekskluzive, kupona dhe surpriza pafund!

Regjistrohu