NIKE
NIKE, Gjigandi sportiv, më 18 Korrik rihap dyert me konceptin më të ri, inovativ në TEG.
Me rastin e rihapjes, Nike SHOP vjen me një Super Ofertë - Gjithçka deri në -30% ULJE.
Të gjithë adhuruesit e NIKE do të mund të gjejnë veshjet dhe atletet më të fundit të kategorive të ndryshme si: running, training, basketball, lifestyle si dhe koleksionin për fëmijë.
Me rihapjen e dyqanit Nike në TEG, Shqipëria do të ketë një destinacion sportiv që do t'u ofrojë konsumatorëve një përvojë blerjeje sipas standardeve botërore. Adhuruesit e Nike do të mund të gjejnë modele që nuk kanë qenë kurrë më parë në treg.
Misioni i Nike është të na inkurajojë të gjithëve për të zgjeruar potencialin tonë sportiv - për të ofruar frymëzim dhe inovacion për çdo atlet apo sportist të të gjitha kategorive. Këtë e bën duke krijuar risi sportive, duke krijuar produkte në mënyrë konsistente. Ata besojnë se diversiteti nxit kreativitetin dhe përshpejton inovacionin.
Kompania ka selinë në Oregon, e cila është pjesë e zonës metropolitane të Portland. Kompania u themelua në vitin 1964 dhe mori emrin zyrtar Nike në 1978. Themeluesit janë Bill Bowerman dhe Phill Knight. Vetë emri u zgjodh pas perëndeshës greke të fitores, Nike. Slogani ¨Just do it¨, që ka zgjatur deri më sot, është krijuar në fund të viteve '80 dhe tashmë është bërë zëvendësues i emrit të këtij brandi, të njohur si nga të gjitha grupmoshat.
Tirana është në listën e qyteteve botërore që kanë privilegjin të gjejnë në qytetin e tyre modelet më të fundit të kategorive Nike Running, Nike Sportswear, Nike Training, Nike Basketball, Nike Kids, si dhe markën Jordan.
NIKE-JUST DO IT!