Zara hapi dyqanin e saj të parë në qytetin bregdetar A Coruña në veriperëndim të Spanjës, në vitin 1975. Zara ka mbi 2,000 dyqane të pozicionuar në mënyrë strategjike në qytetet kryesore të 88 vendeve të botës. Dizenjatorët dhe klientët e Zara-s janë të lidhur në mënyrë të pandashme. Grupet e specialistëve, marrin në mënyrë të vazhdueshme komentet dhe mendimet e klientëve për vendimet e tyre në çdo dyqan Zara. Këto komente dhe mendime frymëzojnë grupin krijues të Zara-s, i cili përbëhet nga më shumë se 200 profesionistë. Zara përpiqet gjithmonë që të përmbushë nevojat e klientëve të saj, ndërkohë që ndihmon për t’u njohur me idetë, tendencat dhe shijet e tyre. Ideja është përhapja e pasionit të vërtetë për modën në një spektër të gjerë njerëzish, kulturash dhe moshe.